Nepermjet nje komunikate zyrtare te publikuar ne faqen e klubit ne internet, 51 vjecari Advocaat do nenshkruaje nje kontrate qe e lidh me klubin edhe per sezonin e ardhshem.
Nuk vertetohen zerat per nje largim te mundshem te trajnerit holandez Dick Advocaat nga drejtimi i klubit rus, Zenit Shen Peterburg. Sipas nje komunikate te shoqerise, Advocaat do vazhdoje detyren ne qytetin e car-eve pas bisedimeve me bosin e Gazprom qe eshte edhe aksioneri kryesor i Zenitit.
Nepermjet nje komunikate zyrtare te publikuar ne faqen e klubit ne internet, 51 vjecari Advocaat do nenshkruaje nje kontrate qe e lidh me klubin edhe per sezonin e ardhshem. Aktualisht, Zenit renditet ne vendin e peste te Russian Premier League, ndersa Rubin Kazan eshte skuadra qe ka mundesite me te medha per te fituar kampionatin e ketij sezoni.
Gjerat nuk kane shkuar mire per Zenit as ne Champions League ku skuadra ruse ka grumbulluar vetem nje pike ne 3 ndeshje te zhvilluara, duke humbur pothuajse plotesisht mundesine per t’u kualifikuar ne fazen e ardhshme.