Klubi modest nga nje province e vogel e Gjermanise, aktualisht renditet ne vendin e pare te Bundesliges me nje pike me shume se Bayer Leverkusen dhe lojtaret e kesaj skuadre kane ngjallur interesim te madh ne Europe.
Kohe magjike per skuadren e Hoffenheim qe shume shpejt mund te shperbehet per shkak te interesimit te madh qe kane ngjallur lojtaret tek skuadrat me te medha te Europes.
Klubi modest nga nje province e vogel e Gjermanise, aktualisht renditet ne vendin e pare te Bundesliges me nje pike me shume se Bayer Leverkusen. Rezultatet e njepasnjeshme pozitive jane merite e lojtareve te talentuar qe ndodhen ne gjirin e kesaj skuadre, por qe sezonin tjeter mund te “emigrojne”.
Mbi te gjithe, kureshtjen me te madhe e ka ngjallur bomberi 24 vjecar Vedad Ibisevic. 11 gola ne 10 ndeshje jane nje e dhene shume domethenese per sulmuesin e Hoffenheim, i cili nuk po ndalet qe prej fillimit te sezonit. Lojtari pelqehet shume nga Manchester United. Nje tjeter emer i lakuar eshte nigeriani 20 vjecar Obasi qe kerkohet nga Chelsea, ndersa 21 vjecari brazilian Carlos Eduardo eshte vene ne shenjestren e Juventusit. E ardhme gjermane per senegalezin Demba Ba pasi ne gjurmet e tij jane Hertha Berlin dhe Werder Bremen.