Per t’ia shperblyer gjithe djersen e derdhur ne keto jave te para, presidenti Lotito eshte gati t’i ofroje kontraten e se ardhmes 21 vjecarit te talentuar.
Mberriti tek Lazio si nje “bast” i presidentit Lotito por tashme eshte kthyer ne idhullin e tifozerise bardhekalter. Argjentinasi Zarate me 6 golat e shenuar ka ndezur shpresen e tifozeve kryeqytetas, por ajo qe i jep me shume shprese skuadres eshte shpirti dhe grinta qe 21 vjecari shfaq ne fushe.
Per t’ia shperblyer gjithe djersen e derdhur ne keto jave te para, presidenti Lotito eshte gati t’i ofroje kontraten e se ardhmes 21 vjecarit te talentuar. Projekti i bosit kryeqytetas eshte qe ta “lidhe” sulmuesin deri ne vitin 2014, pasi te kete paguar 14 milione eurot e kerkuara nga klubi i tij meme. Nxitimi i drejtuesve bardhekalter ka te beje ndoshta me interesimin e disa klubeve te medha ne drejtim te lojtarit, duke kerkuar sherbimet e tij.
Operacioni “Zarate” ne ambientet e Lazio-s do te nise diten e hene. Nderkohe, sulmuesi tjeter i skuadres, Goran Pandev vazhdon te jete ne mes te zerave te merkatos pas interesimit te Bayern Munich por edhe Manchester United.