Duket se Erjon Bogdani sheh në horizont mundësinë për t’u rikthyer titullar te Kievo.
Këtë shije të lë shkrimi i botuar dje në faqet e së përditshmes italiane “L’Arena”, sipas së cilës, paraqitja e mirë e sulmuesit shqiptar në ndeshjen e humbur 1-2 ndaj Lacios, mund të ketë bindur trajnerin Bepe Iakini.
“Ndoshta duke e parë ndaj Lacios, Iakini duhet të ketë menduar: ‘Ah, sikur ta kisha futur në lojë më përpara...’, - shkruante gazeta në fjalë. - Bogdani mbetet një lojtar i padeshifrueshëm e jokonstant. Por ka kualitetet, që nuk i ka askush te Kievo e sotme. Mund të jetë rastësi (por ndoshta nuk është...), që Pelisier u zhbllokua në ndeshjen e vetme të luajtur në krah të tij. Bogdani nuk mund të lihet jashtë kësaj Kievoje. Iakini do ta rinisë nga ai dhe Pelisier”, nënvizonte e përditshmja italiane.