Presidenti i Interit Massimo Moratti beson se Zlatan Ibrahimovic meriton ta fitojë "Topin e Artë", ndërkohë që ka mohuar spekulimet për një largim të mundshëm të Amantino Mancinit drejt Juventusit.
Presidenti zikaltër ka qenë shumë i ngazëllyer me fitoren e skuadrës së tij kundër Roms duke pohuar se asnjë ekip nuk mund ta rivalizojë Interin këtë sezon për Scudetto.
“Jam shumë i lumtur me fitoren. Loja jonë ishte shumë e mirë dhe e bëri Romën të dukej keq. Ne jemi kundërshtarët e vetvetes këtë sezon, pasi që nuk kemi rivalë”.
“Mendoj se Ibrahimovic e meriton ‘Topin e Artë’, po ashtu edhe Maicon, sipas mendimit tim”, ka thënë presidenti.
Ndërkohë që është shprehur i painformuar në lidhje me spekulimet për kalimin e të porsatransferuarit nga Roma, te Zonja e Vjetër: “Mancini te Juventus? Nuk kam dëgjuar për këto spekulime të them të drejtën. Ndoshta duhet të flasë Juventus për këtë gjë”, ka përfunduar Moratti.