Roma 'është ndarë në pjesë' në ndeshjen e mbrëmshme në Olimpico nga kampioni Inter, ndërsa sulmuesi brazilian Julio Baptista mendon se Giallorosët duhet ta rikuperojnë këtë humbje në Londër.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Chelseat, mirëpo qëllimi ynë është që të kualifikohemi në fazën e radhës”.
“Kemi luajtur shumë keq kundër Cluj, dhe po ashtu nuk filluam mirë kundër Bordeaux”.
“Të gjithë mendojnë se Chelsea është favorit në grupin tonë, mirëpo po ashtu të gjithë menduan se Roma do ta ketë shumë të lehtë vendin e dytë, gjë që nuk ndodhi”.
“Megjithatë, ne e dimë se nuk është lehtë dhe jemi të vendosur të nxjerrim së paku një pikë në Londër, edhe pse Blutë janë njëra nga skuadrat më të fuqishme në Evropë për momentin”, ka thënë ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Real Madridit