Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger e ka lëvduar transferin e sivjetmë, Samir Nasri, duke thënë se ish-lojtari i Marseille veçmë e ka kaluar atë që ka pritur klubi nga ai.
“Nuk kam llogaritur te Nasri së paku në gjashtë muajt e parë të sezonit, ngjashëm sikurse mendoj për secilin lojtar që e blejmë në atë moshë”.
“Mirëpo nëse shikoni se sa shpejt është përshtatur në skuadër, lirshëm mund të thuhet se ai i ka kaluar pritjet tona”.
“Ai është 21-vjeçar, ka kaluar nga Franca në Angli, dhe më duhet të pranoj se jam shumë i kënaqur për qëndrimin dhe paraqitjet e tij. Ai po luan shumë mirë dhe shumë shpejtë po bëhet një lojtar kyç në skuadër”, ka thënë Wenger.