Mesfushori i Interit Dejan Stankovic ka falënderuar trajnerin e tij Jose Mourinho që ia dha mundësinë të luajë kundër Romës ku shfaqi një lojë të shkëlqyeshme dhe shënoi një gol të bukur.
“Të gjitha lëndimet që pata sezonin e kaluar më kanë kufizuar të bëj lojëra të tilla. Gjithmonë jam ndjerë si në shtëpi këtu, dhe nuk më ka pëlqyer t’i dëgjoj fishkëllimat e tifozëve, prandaj shpreha dëshirën për t’u larguar”.
“Mirëpo, sapo erdhi Mourinho, ai nuk më siguroi se do ta kisha një vend në skuadër, por më tha: ‘Ti je në skuadrën time’, dhe se dëshiron ta shohë më të mirën nga unë. Dhe kjo më mjaftoi që të stërvitesha me dëshirën për të luajtur mirë dhe për të qenë me bashkëlojtarët e mi”, ka thënë mesfushori serb