Ylli i Atletico Madrid, Kun Aguero, ndjen keqardhje qё Fernando Torres nuk do tё jetё nё pёrbёrjen e Liverpoolit nё ndeshjen e nesërme tё Ligёs sё Kampionёve qё do zhvillohet nё Vincente Calderon.
“Ështё vërtetë keq qё Torres ёshtё i lënduar dhe nuk do tё luajё nё Calderon. Ai ishte pjesё e jonё dhe ishte i dëshiruar kёtu, por nёse shihet nё aspektin e futbollit, ёshtё mirё qё ai nuk do tё luajё”, ka thёnё sulmuesi i Atleticos, Aguero.
“Ndeshja kundër Liverpoolit nё Ligёn e Kampionёve ёshtё njё privilegj i vërtet dhe nuk do jetё e lehtё. Por, ne luajmë mirё nё Evropё dhe shpresoj se kështu edhe do tё vazhdojmë”, ka shtuar argjentinasi.