Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, dëshiron që ekipi i tij t’i tregojë Liverpoolit se kush është “bossi”, gjatë të dielës kur dy ekipet takohen në kuadër të Premierligës.
“Këtë vikend do të ndeshemi me Liveproolin, që do të jetë edhe një test i madh pas ndeshjes me Romën. Të dyja ekipet kemi filluar sezonin mirë dhe jemi në maje të tabelës”, thotë Anelka për Eurosport.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë ndeshjen për t’i treguar Liverpoolit dhe çdokujt tjetër, se ne jemi ekipi numër një në Angli. Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për pjesën e mbetur të sezonit si dhe për garën për titull”, ka shtuar sulmuesi francez