Trajneri i Tottenhamit, Juande Ramos, nuk e fsheh zhgёnjimin pas humbjes 2-0 nё udhёtim tek Udinese nё ndeshjen e parё tё fazёs sё grupeve tё Kupёs UEFA, dhe si fajtor e etiketon portierin Gomes.
“Jam shumё i hidhёruar, pasi qё nuk dua tё humbas. E humbёm kёtё ndeshje nё kёtё garё dhe tash duhet tё fitojmё nё ndeshjet tjera pёr t’u kualifikuar. Nё pjesёn e dytё luajtёm mirё, por portieri jonё bёri gabim dhe ndeshja mori kahje tjetёr”, thotё trajneri spanjoll.
“Nёse Gomez nuk do ta bёnte gabimin, nёse ne tё parёt do tё kishim arritur gol, gjёrat do tё ishin mё ndryshe. Kuptohet, gabimet e tilla gjithmonё mund tё ndodhin, kjo ёshtё pjesё e futbollit”, shton Juande Ramos