Përzgjedhësi i ri i kombëtares së Argjentinës në futboll, Diego Maradona, thotë se e din se si ta nxjerrë më të mirën nga Lionel Messi.
Mbrëmë në orët e vona u publikua se Maradona do të jetë trajneri i ri i kombëtares argjentinase. Legjenda e futbollit ka bërë të ditur menjëherë se Lionel Messi do të jetë figura kryesore në kombëtare, nën drejtimin e tij.
“Ai është një futbollist fenomenal dhe duhet t’i jepet liri e lojës pa ndonjë përgjegjësi. Ai ka vetëm 20 vjet dhe luan për Barcelonën. E di se si ta nxjerr më të mirën nga ai”, ka deklaruar Maradona.