Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rafa: Premierliga më e vështirë se La Liga

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 27
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

Rafa: Premierliga më e vështirë se La Liga Empty
MesazhTitulli: Rafa: Premierliga më e vështirë se La Liga   Rafa: Premierliga më e vështirë se La Liga Icon_minitimeFri Oct 31, 2008 1:12 pm

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka deklaruar se Premierliga është më vështirë të fitohet krahasuar me La Ligën, duke shtuar se ekipi duhet të jetë “pothuajse perfekt” për të arritur sukses në Angli.
Benitez fitoi dy tituj të ligës me Valencian dhe pritjet ishin të mëdha kur ai zëvendësoi të shkarkuarin Gerard Houllier në Liverpool në vitin 2004. Spanjolli ende nuk e ka përcjellë suksesin nga Mestalla në Anfield.

Një triumf në Ligën e Kampionëve dhe një finale dy vite më pas, kanë lënë nën hije faktin se të kuqtë ende kërkojnë titullin e parë të Premierligës nga spanjolli.

“Premierliga është më e vështirë për t’u fituar se La Liga. Këtu ka shumë klube me shumë para. Në Spanjë e keni Barcelonën dhe Real Madridin”, thotë spanjolli.

“Chelsea, Manchester United dhe Arsenali nuk humbasin shumë ndeshje dhe gjithmonë mund të thoni se një prej tyre bën gabime. Por të tre ekipet në të njëjtën kohë? Kjo është vështirë të ndodhë”, shton Benitez.

Postuar: 15:59/ 29 Tetor '08
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
 
Rafa: Premierliga më e vështirë se La Liga
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perse eshte e veshtire te thuash me fal?
» lajme nga super rajfajzen liga e kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: