Hetuesit dyshojnë për mashtrime nga kompanitë e hipotekave Freddie Mac dhe Fannie Mae, bankës së dështuar Lehman Brothers dhe kompanisë së sigurimeve bankare, AIG. Ndërkohë, plani i presidentit amerikan, George Bush, për evitimin e krizës në industrinë financiare amerikane ka hasur në kundërshtim të fuqishëm nga përfaqësuesit e Kongresit.