Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mllefi dhe Gjuha Shqipe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Mllefi dhe Gjuha Shqipe Empty
MesazhTitulli: Mllefi dhe Gjuha Shqipe   Mllefi dhe Gjuha Shqipe Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 12:58 pm

Nuk ma do mendja se më përket vetëm mua që t’ua kujtoj bashkëkombasve të mi, se gjuha është identiteti i një kombi, pasaporta e tij, me të cilën ai paraqitet në botë. Kjo është thënë dhe stërthënë, është vërtetuar dhe stërvërtetuar. Megjithatë, një rikujtim i kësaj të vërtete absolute nuk do t’i bënte keq një pjese mjaft të madhe të asaj “armate” të pafund gazetarësh dhe gazetarkash, të cilët, me një arrogancë, mendjemadhësi dhe mospërfillje skandaloze, po e përdhosin përditë e më shumë, thuajse në të gjitha mediat, gjuhën tonë të bukur dhe unikale amtare, duke i perdorur shumë fjalë dhe shprehje që nuk i përkasin gjuhës Shqipe. Gjuha jonë ka aq shumë fjalë sa që nuk kishte me qenë nevoja të vjidhen tek gjuhët e tjera fqinjë. Ndoshta ata nuk e dinë se ka kombe (dhe jo vetëm një e dy, por disa), të cilët gjatë mijëvjeçarit të tërë e kanë ruajtur brez pas brezi gjuhën e tyre, të folur dhe të shkruar, duke i bërë ballë në mënyrë të admirueshme asimilimit apo shfarosjes dhe përndjekjeve nga ana e fqinjëve të tyre pushtues dhe oreksmëdhenj. Dhe, për fat të mirë, njëri nga këto kombe është edhe kombi shqiptar. Gjithashtu, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh të vetëkënaqur (nuk kam si t’i quaj ndryshe ata që, madje, me “fakultet” filologjie apo gazetarie) nuk kanë as njohuritë elementare të gramatikës, morfologjisë, sintaksës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Pastaj (a s’është për të qeshur?!) dëgjojmë gjithandej, se filan fëstëku “zotëron” tri a katër gjuhë të huaja, të cilat “i than” me gojë e me shkrim! Si ka mundësi, si i ka mjaftuar koha dhe vitet e pakta që mban mbi kurriz “ta thajë” anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezçen, - kur nuk e zotëron ashtu siç duhet as gjuhën e vet amtare, ndaj së cilës ka edhe një përgjegjësi tjetër morale dhe etike sepse me atë pretendon të nxjerrë bukën!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Mllefi dhe Gjuha Shqipe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha Shqipe
» Gjuha Shqipe
» Gjuha shqipe
» Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoeuropiane
» ae dini gjuhen shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura :: Gjuha Shqipe-
Kërce tek: