Opozita social demokrate Sllovene e Borut Pahoras ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e djeshme parlamentare të cilat u mbajtën në vend, duke lënë mbrapa Partinë e Demokratike Sllovake të kryeministrit Janez Jansha, njoftoi Komisioni elektoral, pas numërimit të 99,97 për qind të votave. Social Demokratët kanë marrë 30,6% të votave, ndërkaq Partia Demokratike ka marrë 29,32 për qind.