Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjimnastika e yjeve për një trup të mirë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 28
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

Gjimnastika e yjeve për një trup të mirë Empty
MesazhTitulli: Gjimnastika e yjeve për një trup të mirë   Gjimnastika e yjeve për një trup të mirë Icon_minitimeFri Oct 31, 2008 11:25 am

Ajo preferon ushtrimet e lira. Ai pëlqen tërheqjet. Gjimnastika e yjeve, ajo që e bën Madonna-n të kërcejë për dy orë rresht në një koncert, po ndan me një referendum teknik trashëgimtarët anglezë të metodës së shpikur në vitet 1800 nga Joseph Hubertus Pilates

Lufta është mes asaj, “The Queen”, Lynne Robinson, mbretëresha e gjimnastikës së tonifikimit, që fillimisht përdorej për të ngritur në këmbë ushtarët të cilët luftonin në luftërat e mëdha, dhe atij, Gordon Thompson, që ka shkruar një libër që është bërë pothuajse “Bibël” për përkrahësit e disiplinës, pavarësisht metodës “Body Control”.

Dymbëdhjetë vite më parë, u krijuan ato që sot janë shndërruar në industri multimilionere, palestrat: 850 instruktorë nga e gjithë bota dhe një milion e gjysmë atletë jetojnë në Angli me këtë profesion.

Trajnerët e “Body Control” adhurojnë ushtrimet në tapet, sepse janë të thjeshta dhe mund të ndiqen lehtësisht kudo.

Thompson preferon ta konvertojë përdorimin e veglave, me ato që parashikon edhe metoda origjinale: tavolinat, poltronat, rrathët, krevatet.

Dëshiron të shkruajë një manual të sajin personal. Nuk do t’ia dijë, u ka kërkuar dishepujve të saj të votojnë për përjashtimin e ish-kolegut të punës.

Me pak fjalë, janë në një luftë të hapur. Pas ushtarëve dhe balerinave, Thompson ka thënë se është numri një për sa i përket palestrave dhe metodave që ndjek.

Të kesh trup të bukur, me muskuj dhe në formë, është fare e lehtë, nëse nuk arrin t’i ndahesh palestrës qoftë edhe për një ditë.

Por problemi qëndron se si mund të jesh në një formë të tillë gjatë gjithë kohës.

Tani, të gjithë ata që shkojnë në palestër, nuk duhet të shqetësohen më për të kryer ushtrime që të mbajnë trupin në formë, sepse shkencëtarët britanikë janë afër zbulimit të një substance, e cila do ta ndihmojë trupin të mbajë tonalitetin muskulor pa iu nënshtruar aktivitetit të vazhdueshëm fizik.

“Debati që ka shpërthyer mbi këtë çështje nuk është i ri, mjafton t’u hedhësh një sy palestrave për të kuptuar nëse metodat dhe programet e zgjedhura janë ato që duhurat ose jo”, shprehet një instruktor anglez.

Qëllimi i të gjitha këtyre disiplinave është tonifikimi i muskulaturës nëpërmjet ushtrimeve. Kjo ndihmon ata persona që praktikojnë streçingun e shpinës, një zgjatim të muskulaturës së këmbëve, duke filluar nga pulpa në kofshë, një përmirësim në qëndrim, si dhe natyrshmëri në lëvizje. Në fund të ushtrimeve, këmbët të japin përshtypjen se janë më të gjata dhe me muskuj, kaviljet janë më të forta.

Me këto ushtrime, rritet aftësia e rezistencës dhe përmirësohet mbajtja e trupit. Për të mësuar këto disiplina, ekzistojnë programe specifike, që propozohen nga shumë palestra dhe qendra fitnesi në të gjithë Evropën.


Gjithçka në një pilulë

Studimi për strukturën muskulore njerëzore ka si objektiv kryesor realizimin e një pilule, e cila ndihmon të zvogëlojë humbjen e tonalitetit muskulor gjatë sëmundjeve të ndryshme ose plakjes. Por kjo substancë, përveçse do të ketë një përdorim të thjeshtë mjekësor, do ta bëjë më të lehtë mbajtjen e formës fizike.

Dy grupe shkencëtarësh, një nga Universiteti amerikan i Harëard-it dhe tjetri nga shoqëria farmaceutike amerikane “Rageneron”, kanë individualizuar dy gjene, të quajtura Antrogin1 dhe muRF1, që aktivizohen vetëm gjatë procesit të atrofizimit të muskujve.

Shkencëtarët, përmes operacioneve të zhvilluara deri tani, kanë treguar se, nëse këto gjene arrijnë të bëhen inaktivë, tonaliteti muskulor do të degjenerojë më ngadalë. Në maj të këtij viti, shkencëtarët e Universitetit të Purdue në Indi kanë zbuluar një gjen të tretë, erg1, që ndërhyn në këtë proces.


Palestra, “në një pilulë”

Astemizolo, substanca që bllokon këtë gjen, është zbuluar prej kohësh, por nuk gjendet në shitje, sepse mund të shkaktojë një mosfunksionim të mirë të aparatit kardiovaskular.

Shkencëtarët britanikë, për të mbrojtur atrofizimin e muskujve të shkaktuar nga sëmundje të tilla si AIDS, plakja apo udhëtimi në hapësirë, ku mungesa e gravitetit mund të shkaktojë dëmtimin e muskulaturës, duan të realizojnë një produkt që duhet të shitet në treg si “Palestra në shishe”.

Zbulimi nuk do të eliminojë nevojën e ushtrimeve fizike, por do të lejojë që pjesët e trupit që kanë marrë një formë muskulore ideale, ta ruajnë atë pa nevojën e ushtrimeve fizike të vazhdueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
 
Gjimnastika e yjeve për një trup të mirë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Memoria e re flash: më e vogël, më e mirë, më afatgjatë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: