Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Qëllimi i Bisedimeve me Beogradin është vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 28
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

Qëllimi i Bisedimeve me Beogradin është vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Qëllimi i Bisedimeve me Beogradin është vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës   Qëllimi i Bisedimeve me Beogradin është vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës Icon_minitimeFri Oct 31, 2008 8:30 am

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë bërë me dije se qëllimi i bisedimeve Bashkimi Evropian -Serbi dhe bisedimet Beograd-OKB, është që misioni i EULEKX-it të vendoset në tërë territorin e Kosovës, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, dhe nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Një diplomat i lartë në Këshillin e ministrave të Bashkimit Evropian në Bruksel, ka deklaruar për agjencitë e lajmeve se bisedimet lidhur me këtë çështje, po vazhdojnë ende.
Nga ana tjetër, gazeta "Politika", e Beogradit, duke iu referuar burimeve diplomatike, shkruan sot se negociatat mbi sistemimin e EULEX-it, që po zhvillohen intensivisht rreth dy javë, kanë rënë në krizë serioze. Mundësitë për arritjen e kompromisit për momentin janë shumë të vogla, ndërsa burimet e afërta me Qeverinë serbe kanë thënë se Beogradi gjendet nën trysninë e madhe të Brukselit që ta pranojë EULEX-in dhe ta shkurtojë listën kërkesave të veta.
Forca e kësaj trysnie është aq e madhe, thotë ky burim, sa që në palën serbe po shkakton frikë se pas sistemimit të EULEX-it shumë shpejtë mund të pasojë edhe kërkesa që Serbia të vendosë një lloji të marrëdhënieve me Qeverinë e Kosovës, si bie fjala, me nënshkrimin e ndonjë traktati që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës kosovare, të cilën më pas Brukseli mund ta shfrytëzojë për interpretim se Serbia indirekt e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
| s.b & RTK staff |
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
 
Qëllimi i Bisedimeve me Beogradin është vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Më 1 dhjetor nis shtrirja e EULEX-it në tërë Kosovën, raporton "Dnevnik"
» De Kermabon: EULEX-i është mision teknik, jo politik
» Dislokimi i EULEX-it do bёhet nё dhjetor
» Presidenti Topi vlerëson se sfida e procesit të njohjes së Kosovës është detyrim për diplomacinë shqiptare
» Ambasadori Avni Spahiu niset për në SHBA Ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu është nisur sot për në Uashington ku do të fillojë misionin e tij diplomatik për të përfaqësuar Kosovën.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: