Vendimi i qeverise per te percaktuar me ligj disa poligone per asgjesimin e municioneve te vjetra eshte kundershtuar nga drejtuesit e sherbimit pyjor ne Librazhd.
Shperthimet e realizuara 4 vjet me pare hane nje konflikt te gjate mes banoreve dhe ushtrise por me shume mes ushtarakeve dhe sherbimit pyjor.
Kjo zone eshte e mbrojtur me ligj si Park Kombetar dhe drejtuesit e Sherbimit Pyjor kane kundershtuar projektligjin e pergatitur nga qeveria e cila cakton Zgaren si nje poligon per shkaterrimin e municioneve.
"Ne plasjet qe jane kryer me pare jane demtuar siperfaqe te tera dhe eshte prishur ambienti perreth. edhe banoret e fshatrave perrreth jane te indinjuar", u shpreh drejtori i Sherbimit pyjor te Librazhdit, Ilmi Mysliu.
Shperthimet e disa viteve me pare ne kete zone u bene problematike per banoret te cilet pesuan edhe demtime shtepish.