Sipas ferraristit, gjithcka eshte absolutisht e paparashikueshme dhe titullin boteror mund ta vendose edhe regjimi i Safety Car.
Felipe Massa beson dhe shreson shume ne surprizat e cmimit te madh te Brazilit ku do te caktohet edhe kampioni i ketij sezoni ne Formula 1. Braziliani i Ferrarit ndihet tamam si ne shtepine e tij ne Interlagos, ku kete fundjave do zhvillohet finishi i nje sezoni te gjate dhe te lodhshem.
“Nuk e dime cfare kohe do te beje. Ka mundesi te bjere shi por mund te ndodhe edhe e kunderta. Gjithcka eshte absolutisht e paparashikueshme. Titullin boteror mund ta vendose edhe regjimi i Safety Car”, ka pohuar ferraristi, i cili ndodhet 7 pike pas rivalit te vendit te pare, Lewis Hamilton.
Ne vendin e lindjes Massa ka shume tifoze dhe kjo e ben te jete me i stimular per garen. Nje prej tyre eshte edhe legjenda e futbollit boteror, Pele. Sipas ish sulmuesit, tifozlleku do jete i gjithe per Massa-n, por nuk do jete e lehte te arrihet titulli.
“Vitin e shkuar Hamilton kishte cdo mundesi te shpallej kampion por beri dy gabime qe ndryshuan rrjedhen e gjerave. Do bej tifo per Massa-n, duke shpresuar qe flamuri i Brazilit te valevitet ne podium”, ka deklaruar Pele ne nje interviste dhene mediave vendase.