Drejtuesit e Sheffield Wednesday jane dakort qe lojtaret te udhetojne me tren , por me nje kusht, qe futbollistet t’i paguajne vete 38 eurot qe nevojiten per udhetimin.
“Nuk preferoni autobusin? Ok, mund te udhetoni me tren por parate e biletes do t’i paguani vete”. Keshtu u eshte pergjigjur lojtareve kryesia e klubit te divizionit te dyte anglez, Sheffield Wednesday, te cilet udhetimin per ne Londer ku do ndesheshin me Crystal Palace, kane dashur ta bejne me tren dhe jo me autobus.
Drejtuesit e skuadres e kane lejuar nje gje te tille, por me nje kusht, qe futbollistet t’i paguajne vete 38 eurot qe nevojiten per udhetimin. Klubi i Sheffield eshte zhytur ne nje krize ekonomike prej disa kohesh dhe per te evituar kostot e shumta, presidenca ka menduar qe ne pjesen me te madhe te sezonit, lojtaret te udhetojne me autobus.
Ky vendim nuk u ka ardhur per shtat lojtareve te cilet e kane cilesuar si shume te lodhshem udhetimin me autobus, pasi jane te detyruar te pershkojne mijera km ne muaj.