Beckham, shoqeria amerikane e Los Angeles Galaxy dhe Milan kane arritur ne nje marreveshje te perbashket per zbarkimin e “Spice Boy” ne Milanello ne daten 7 janar.
Me ne fund zyrtarizohet bashkimi i David Beckam me skuadren e Milanit. Ish “Djalli i kuq” do bashkohet me nje tjeter “Djall”, kete here ate te Milanos.
Beckham, shoqeria amerikane e Los Angeles Galaxy dhe Milan kane arritur ne nje marreveshje te perbashket per zbarkimin e “Spice Boy” ne Milanello ne daten 7 janar. Gjate pasdites se sotme, administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galliani eshte takuar me avokatet e lojtarit duke konkretizuar me ne fund levizjen e shumeperfolur.
Lajmi eshte bere i ditur ne faqen zyrtare te Milanit ne internet. Pak dite me pare, vete Galliani njoftoi se Beckham ishte shume prane Milanit, por reagimi i ashper i klubit amerikan beri qe te mendohej se kjo marreveshje nuk do nenshkruhej asnjehere. David do luaje me fanelen kuqezi deri ne fund te ketij sezoni futbollistik.