Nenkryetarja e PD, Jozefina Topalli ka shprehur bindjen e saj se Partia Demokratike do ta fitoje mandatin e dyte qeverises pasi ka realizuar arritjet me te medha, ne vecanti anetaresimin ne NATO.
Partia Ddemokratike do te kete nje mandat te dyte qeverisjeje. Eshte kjo bindja e nenkryetares se PD, Jozefina Topalli, e cila duke folur ne emisionin “Top Story” ne TCH ka theksuar se mazhoranca aktuale e meriton mandatin e dyte pasi ka arritur nje sere objektivash, ne vecanti anetaresimin ne NATO.
“Ne sot vijme me nje bilanc te caktuar, qe po ta shohesh ne termat makro-ekonomike eshte me i suksesshmi. Do te kete nje mandat te dyte pasi PD eshte partia qe beri qe Shqiperia te merrte ftesen per ne NATO. Ky ishte nje nder premtimet kryesore dhe nuk eshte rastesi qe ftesa ne NATO merret gjate kesaj periudhe. Gjithashtu, gjate te njejtes periudhe ndodh edhe hyrja e Shqiperise ne paradhomen e BE”, ka deklaruar Topalli.
Kryeparlamentarja thekson se nje tjeter ngjarje “historike” eshte edhe ratifikimi i MSA, gje qe sipas saj, se bashku me anetaresimin ne NATO, eshte arritur fale reformave te qeverise.
“U desh 2005-a qe te behej ratifikimi i MSA. Keto jane ngjarje historike dhe jane shume te rendesishme per mandatin e dyte te PD. Arritjet ne keto 3 vjet jane realitet, kete e ka vleresuar edhe kancelarja Angela Merkel, qe tha se vlereson reformat qe kemi kryer dhe frytet qe po korrim. Merkel keto gjera nuk i thote shume shpesh. Anetaresimi ne NATO dhe ratifikimi i MSA eshte vetem reforme”, ka nenvizuar Topalli.
Me tej, e pyetur mbi perplasjen e mazhorances me prokurorine, numri dy i PD eshte shprehur “pro” deklarates se ambasadorit te BE, Helmut Lohan per ligjin e prokurorise.