Dollari po fillon te marre veten kundrejt lekut duke tentuar ta sjelle mondhen kombetare ne nivelin e kursit te kembimti te para krizes.
Sot nje dollar amerikan shitet sipas kursit zyrtar te Bankes se Shqiperise me 94.7 leke, ndersa nje euro me 123.9 leke. Krahasuar me muajin gusht, monedha vendase leku eshte dobesuar me 7 perqind kundrejt gjithe monedhave kryesore.
“Ka nje lidhje inverse mes tregut nderkombetar dhe lekut. Ne momentin kur dollari humbi vleren, leku vleresohej. Ndersa tani qe valuta e gjelber po forcohet, ndodh e kunderta”, sqaron Armando Mosho, drejtor i shitjeve ne “Union Bank”.
Ky eshte ndikimi qe vjen nga jashte. Por ka dhe nje faktor te brendshem, i cili po ndikon ecurine e lekut ne treg. “Ka nje rritje te kerkeses se valutes, qe vjen ndoshta si pasoje e panikut qe mund te kene njerezit duke pare ecurine e kursit euro-dollar”, shprehet Klodiana Xhepa, drejtoreshe e “Forex”.
Por a eshte dobesimi i lekut ne keto permasa nje faktor per t’u shqetesuar? “Leku nuk ka humbur vleren, vetem po kthehet andej nga u nis para se te forcohej monedha amerikane”, shton Mosho.
Edhe Banka e Shqiperise, si autoriteti pergjegjes per fuqine blerese te monedhes vendase, nuk shikon rreziqe ne kete drejtim, pasi vetem nje dite me pare vendosi te mbaje te pandryshuar ne 6.25 perqind normen baze te interesit, cka do te thote se tregu mbetet ne ekuiliber.