Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar dhe kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, pritën sot përfaqësuesit e GTZ-zë, të udhëhequr nga znj.Gabriele Becker, udhëheqëse e projekteve të GTZ-zë për Kosovë.
Ministri Yagcilar e falënderoi znj. Becker për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që GTZ ka dhënë për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në veçanti për përkrahjen financiare për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare “Mbrojtja e Mjedisit dhe Efiçienca e Energjisë”, që ditë më parë u mbajt në Prishtinë.
Me atë rast ministri Yagcilar i dha një mirënjohje znj,Becker dhe i premtoi se bashkëpunimi i ndërjelltë do të vazhdoj dhe intensifikohet edhe më shumë.
“Bashkëpunimi, ndihma dhe përkrahja e GTZ-së për Ministrinë e mjedisit, përkatësisht AKMM-në, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kemi përkrahur dhe ndihmuar publikimin e Raportit për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë dhe tani do të ndihmojmë dhe mbështesim edhe Raportin e Gjendjes së Natyrës dhe projekte të tjera”, tha në fund të takimit znj. Gabriele Becker, njofton Zyra për informim pranë MMPH.
| s.b & RTK staff |