Futbollisti më i mirë brazilian i të gjitha kohërave dhe padyshim njëra prej legjendave më të mëdha të futbollit, Pele, i dëshiron Maradonës të gjitha të mirat në stolin e trajnerit të Argjentinës, por e paralajmëron se mund të dështojë.
“Shpresoj Diego ta lërë prapa të kaluarën dhe të përballet me sukses me sfidën e re dhe në mënyrë kualitative ta udhëheqë përfaqësuesen e Argjentinës”, ka deklaruar Pele.
“Maradona do të ketë prapa tij një menaxher me përvojë i cili e njeh shumë mirë futbollin (Carlos Bilardo). Nëse do t’i dëgjojë këshillat e tij mund të arrijë larg. Por, shpesh lojtarët e mëdhenj nuk bëhen edhe trajnerë të mëdhenj. Ndërsa, ndonjëherë edhe disa që nuk kanë qenë futbollistë të mirë, si Wanderley Luxemburgo (ish-trajneri i Real Madridit dhe i kombëtares braziliane), mund të bëhen trajnerë të mirë”, shton Pele.