Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore kanë rënë dakord për t'i akorduar Hungarisë një ndihmë ekonomike prej 25 miliardë dollarë, për ta ndihmuar këtë vend që të përballet me pasojat e krizës ekonomike globale.
Kohën e fundit Hungaria është përballur me një rënie të ndjeshme të valutës krahasuar me euron dhe dollarin amerikan, si dhe rënie të vlerës së aksioneve.