Sipas të dhënave të para, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më tashti, në votimet paraprake kanë dalë 12.6 milionë qytetarë. Universiteti "George Mason", në Virginia, ka konstatuar se shumica e votave të parakohshme janë hedhur për demokratin Barack Obama. Ndërkohë që sondazhi i fundit i kryer nga "Gallup" në bashkëpunim me CNN-in, ka nxjerrë një diferencë prej vetëm 2 pikësh ndërmjet kandidatëve presidencialë.