Shtetet e Quintit do të pranonin çdo marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit për 6 pikat e propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ka thënë një diplomat perëndimor në Prishtinë. Sipas mediave serbe, ky diplomat ka thënë se pesë shtetet e Grupit të Kontaktit, pa Rusinë, do të pranonin njëzëri çdolloj marrëveshje që e arrijnë palët.