Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Gjergj Dedaj është nisur për vizitë pune në Stokholm ku do të ketë takime të ngjeshura me autoritetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Suedisë. Për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit ndërministror me homologet suedez dhe mundësitë e arritjes se marrëveshjeve me këtë vend për punësimin sezonal të punëkërkuesve kosovarë, si dhe aftësimin dhe edukimin profesional për te rinjtë tanë.
Duke pasur parasysh se Suedia e ka aprovuar ligjin i cili mundëson punësimin e punëkërkuesve edhe jashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, zëvendësministri Dedaj do të kërkojë qe ky vend te pranojë një kontingjent të punëtorëve stinorë nga Kosova, me çka do të zbutej shkalla e papunësisë, e cila është tepër e lartë në Republikën e Kosovës.
Me rastin e qëndrimit në Stokholm Dedaj do të merre pjese edhe në Kongresin e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ELDR) ne të cilin do te marrin pjesë mbi 50 subjekte politike nga mbi 30 shtete te Evropës, ku PLK si anëtare me të drejta të plota (në ELDR), para delegatëve të këtij Kongresi ka paraqitur për miratim një Projekt Rezolute për Kosovën përmes se cilës kërkohet mbështetja e mëtejme e procesit te njohjes së pavarësisë së Kosovës, vendosja e pakushtëzuar e misionit te EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, si dhe liberalizimi i vizave për qytetaret kosovarë dhe mbështetja për punësimin sezonal të punëkërkuesve kosovarë ne tregun e punës së Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën për opinion të lëshuar nga Zyra për informim e PLK-së.
| s.b & RTK staff |