Portieri i Chelseat Petr Cech ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij tash duhet të fillojnë një tjetër garë pas ndërprerjes së rekordit nga Liverpooli, pas katër vjet e gjysmë moshumbje në shtëpi.
Të dielën Blutë kanë pësuar në Stamford Brige nga të zgjedhurit e Rafael Benitezit me rezultat 1-0, dhe kjo ishte humbja e parë të stadiumin tyre pas 86 ndeshjesh, derisa humbjen e fundit në shtëpi e kishin pësuar nga Arsenali në vitin 2004.
“Duhet të fillojmë llogaritjen nga e para. Humbjet ndodhin në futboll dhe duhet t’i harrosh ato dhe të fillosh nga e para”.
“Ka qenë një periudhë e mrekullueshme pa humbje në shtëpi, dhe mendoj se askush nuk mund t’i afrohet rekordit prej 86 ndeshjesh pa humbje, mendoj se është një rekord i shkëlqyer”.
“Humbja ishte një ndjenjë e panjohur për mua, pasi që nuk kam humbur asnjë ndeshje të Ligës Premier në shtëpi që prej kohës kur jam transferuar te Chelsea”, ka thënë portieri çek.