Një person i armatosur ka vrarë tre persona në kryeqytetin afgan, Kabul, përfshirë dy të huaj, ka njoftuar policia. Sulmi ka ndodhur në afërsi të zyrës së kompanisë ndërlidhëse DHL në Sher Pur, zonë e banuar shumë nga të huajt. Nacionaliteti i të huajve ende nuk dihet.