Veton Surroi, kryetar i bordit të Klubit për Politikë të jashtme, po merr pjesë në debatin për pavarësinë e Kosovës, i cili zhvillohet sot në Londër, nën organizimin e Royal Geographic Society.
Veton Surroi, Lordi Paddy Ashdown dhe ish-ndërmjetësi ndërkombëtare në bisedimet për status, Wolfgag Ischinger, do t’i kundërvihen mocionit të këtij debati “Kemi gabuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Përderisa treshja Surroi-Ashdown-Ischinger do te paraqesin mocionin mbrojtës për pavarësinë e Kosovës, atë do të përpiqen ta kundërshtojë treshja e përbërë nga Misha Gleny (Autor i “The Fall of Yougoslavia”), Sir Ivor Roberts (ish ambasador britanik në Jugosllavi) dhe Dragan Zupanjevac (i ngarkuari me punë në ambasadën serbe në Londër).
Debati do të trajtoj ndikimet që ka sjell me vete vendimi për pranimin e pavarësisë së Kosovës, në raportet e reja në mes Perëndimit dhe Rusisë. /Telegrafi/