Basketbollisti i dikurshëm dhe trajneri Isiah Thomas është duke u mjekuar në spitalin shtetëror të New Yorkut pasi kishte marrë një "overdose".
Policia ka konfirmuar se ata ishin thirrur në shtëpinë e 47-vjeçarit në mesnatën e të enjtes dhe një autoambulancë e kishte dërguar Thomasin në spitalin më të afërt.
“E kemi thirrur një autoambulancë në shtëpinë e tij dhe nga një ndejë është transferuar në spital. Ai po bënte një ‘party’ në shtëpinë e tij dhe e kishte kaluar dozën”, ka thënë një zëdhënës policie.
Zyrtarët kanë refuzuar të tregojnë nëse flitet për mbidozë me drogë apo alkool, ndërsa disa burime për CBS kanë thënë se kishte qenë mbidozë me barna për gjumë.
Thomas është votuar si njëri nga 50 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave të NBA. Në prill të këtij viti ai është larguar nga puna e trajnerit të New York Knicks pasi skuadra e tij kishte treguar formë shumë të keqe.