Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i bindur se mesfushori, i cili ka prirje të shpeshta për lëndime, Owen Hargreaves, nuk do të largohet nga Djajtë e Kuq në janar.
“News of the World” kanë njoftuar se Ferguson dëshiron ta largojë nga skuadra mesfushorin anglez i cili ka probleme të shpeshta me lëndime dhe se një ofertë e mirë do të pranohet në janar.
“Owen nuk është në shitje. Shitja e tij as që nuk vjen në konsideratë. Ai është lënduar disa herë që nga ardhja në klub, mirëpo anëtarët e United e dinë se çka ka dhënë ai për skuadrën drejt fitores ë Ligës së Kampionëve”, ka thënë trajneri i Manchës.