Michael Schumacher ka theksuar se Hamilton rrezikon “pasurine” e tij te rekordeve.
Michael Schumacher ia dorezon titullin e kampionit per kete sezon, britanikut Lewis Hamilton. Ish piloti i Ferrarit mendon se britaniku eshte nje hap para brazilianit Massa dhe kete sezon ai e meriton te jete “mbreti” i Formula 1.
Schumacher ka theksuar gjithashtu se Hamilton rrezikon “pasurine” e tij te rekordeve. “Asnje nuk besonte, qe nga une i pari se do thyeja rekordin e Juan Manuel Fangio-s. Me siguri qe nje gje e tille do te ndodhe serish”, eshte shprehur gjermani duke e pasur fjalen per pilotin e ri britanik te McLaren-Mercedes.
“Hamilton eshte shume i forte dhe e verteta eshte se rekordet jane bere per t’u kaluar. Mund ta thyeje timin”, u shpreh 7 here fituesi i kampionatit boteror.