Kanë dalë në tregun botëror, recipetat me GPS, me sloganin "Më gjej nëse ja arrin!".
Për burrat që nuk kanë shumë besim tek gratë, të dashurat apo tek të fejuarat, që sot mund t'i blejnë një komplet intim, i përbërë nga recipeta dhe slipi si dhe nga një lokalizues stelitor.
Realizimi i ëndërrës së tyre: një lokalizues i shkëlqyer që vetëm me anë të një pulsimi bëhet e mundur vendodhja e të dashurës për 24 orë në 24.
Nga siti i agjensisë prodhuese, braziliane ''Lindelucy'', thuhet se të brendshmet e para intime me GPS janë bërë ''duke parë gruan e kohëve moderne, që shkon më larg kohës që jeton, kjo e lidhur me modën e teknologjisë së lartë moderne”.
Veshjet intime me GPS, informojnë me saktësi koordinatat e vendodhjes së personit që ka veshur këtë komplet, drejtpërdrejt nga interneti, duke përdorur Google Maps. Por kjo gjithmonë nëse disponohet paswordi i duhur.
Linja e kompleteve intime lokalizuese kushton nga 1.750 dhe 2.500 euro.