Një marrëdhënie seksuale në zyrë të ngjallë më shumë kënaqësi sesa në kushtet normale.
Sipas një sondazhi të bërë në Britaninë e madhe, 26% e anglezëve ka patur një raport seksual me një koleg, ndërsa 17% do të shkonin nëse kjo do të ndihmonte karierën e tyre.
Anketa e bërë nga revista prestigjoze “Observer”, ka publikuar një studim prej 70 faqesh për këtë cështje me titullin “Sex Uncovered”.
Një numër i madh i të intervistuarve pranon se ka patur një histori seksuale me një koleg të punës. Kurse pjesa tjetër do donin ta kishin një mundësi të tillë, sidomos nëse kjo do të ndihmonte karierën e tyre.
Sondazhi nuk ka qenë aspak romantik, përkundrazi pyetjet kanë qenë të drejtëpërdrejta: “Do të ishit të gatshëm të shkonit në krevat me një njeri vetëm për karierën?”. 17 % iu përgjigj pozitivisht kësaj pyetjeje, ndërsa të tjerë pranuan se e kishin bërë tashmë.
Në këtë kategori të tregtisë seksuale 25 % janë meshkuj kurse 10 % gra.