Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, thotë se paratë e shkatërrojnë futbollin, dhe shton se ai nuk është në kërkim të parave dhe këtë e ka vërtetuar me mbetjen në Arsenal.
“Paratë e shkatërrojnë futbollin. Nuk dua të theksoj emra, por lojtarët e mirë janë për ekipe të mëdha. Dhe shumica e lojtarëve nuk janë në ekip të keq, por ata nuk janë në vendin ose pozicionin e duhur”, ka thënë Adebayor.
“Paratë e shkatërrojnë futbollin pasi që disa lojtarë vendimet i marrin mu për shkak të parave. Nëse unë do të merrja vendime të bazuara në para, nuk do të isha në Arsenal. Do të luaja në Barcelona ose Milan”, ka thënë sulmuesi i Togos.