Të dielën kampionët italianë u ndaluan në Giuseppe Meazza nga Genoa duke barazuar pa gola, ndërsa superylli Zlatan Ibrahimovic tashmë po shikon për ndeshjen e radhës në mesjavë të cilën e zhvillojnë kundër Fiorentinës në Firence.
“Ne u ndeshëm me një skuadër shumë të organizuar. Ata luajnë futboll të bukur, ndërsa kishin udhëtuar në Milano për t’i fituar tre pikët”.
“Ne krijuam më shumë mundësi për të shënuar në pjesën e dytë, dhe sidomos pasi ata mbetën me një lojtar më pak. Sido që të jetë, barazimi nuk ndryshon shumë, pasi që ne ende jemi në krye të tabelës”.
“Tash na mbetet të udhëtojmë në Firence dhe të fitojmë, ashtu si bëjmë gjithmonë”, ka thënë suedezi 27-vjeçar.