The.Timmi ..Administrator..
Numri i postimeve : 419 Age : 31 Vendodhja : www.Alba-oNe.tK Registration date : 25/10/2008
| Titulli: Një qen për mik? Ja 10-të, më rrëmujaxhinjtë Sun Oct 26, 2008 9:24 am | |
| Objekte të shkatërruara dhe dëmshpërblim ndaj të tretëve në një total prej 785 euro. Me këtë performancë qeni chihuahua klasifikohet i dyti në listën e dhjetë qenve më shkatërrimtarë, pas qenit danez, për të cilin shpenzohen 38 euro më shumë. Kërkimi u bë nga një kompani sigurimesh britanike, e cila ka pyetur klientët e vet se sa shpenzojnë për të zhdëmtuar dëmet që shkaktojnë qentë e tyre. Mes qenve më të padisiplinuar, medaljen e bronztë e meriton qeni i njohur me emrin mastino. Më pas, listën e rrëmujaxhinjve që kushtojnë para për padronët e pasojnë qentë bassethound, levriero, setter anglezë, bulldog, këmbëshkurtrit, boxer dhe beagle. Pas renditjes, në bazë të kërkimit të bërë u mundësua edhe klasifikimi i qenve më të qetë, për të cilët nuk munguan surprizat. Qeni më i mirë e më i urtë nga të gjithë është ai i rracës carlino, gjithmonë shumë i bindur. Në vendin e dytë të më të mirëve është renditur San Bernardo, një qen shumë i dashur.
Gazeta: Shekulli | |
|