Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Çfarë thonë vërtet meshkujt kur flasin?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Çfarë thonë vërtet meshkujt kur flasin? Empty
MesazhTitulli: Çfarë thonë vërtet meshkujt kur flasin?   Çfarë thonë vërtet meshkujt kur flasin? Icon_minitimeSun Oct 26, 2008 9:24 am

thonë diçka, por ne shpesh kuptojmë krejt diçka tjetër. Dhe pse flasin
qartë, shpesh na ndodh që të keqkuptohemi. Është e pamundur të gjesh
një gjuhë të përbashkët mes mashkullit dhe femrës… E vetmja tentativë
është "të përkthesh" kuptimin e fjalëve që meshkujt na thonë në situata
të ndryshme.
GJATË PREZANTIMIT TË PARË

Nëse thotë: Mund të takohemi dhe ndonjëherë tjetër?
Do të thotë: Mendoj që je vërtet e këndshme dhe do të doja të ta thosha qartë që të dalim përsëri, po kam frikë...

Nëse thotë: Je vërtet një vajzë e mirë!
Do të thotë: Nuk do të më shikosh më!

Nëse thotë: A do të jemi miq?
Do të thotë: Nuk je tipi im, por mund të më rregullosh ndonjë shoqen tënde?

Nëse të thotë: Do të të telefonoj!
Do
të thotë: Kam vërtet ndërmend të të telefonoj, por kam frikë se ti mund
të thuash po. Kështu do të dalim dhe gjithçka do të kthehet në një
zhgënjim. Ose dhe më keq, nuk është aspak i tillë! Kështu duhet të
hidhem në krahët e fejesës, martesës, fëmijëve?! Jo!

GJATË TAKIMEVE TË PARA

Nëse thotë: Po dalim së bashku.
Do të thotë: Kemi kaluar disa net së bashku dhe kemi bërë dashuri, por kjo nuk do të thotë se jemi të lidhur...

Nëse thotë: Po takohemi vazhdimisht.
Do të thotë: Po frekuentohet me ty dhe një tjetër..

Nëse thotë: Kemi shekuj pa u parë dhe kam menduar për ty..
Do të thotë: Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale prej 3 muajsh

Nëse thotë: Duhet të dalim së bashku vetëm për vetëm?
Do të thotë: Kam frikë se po nuk i bëra gjërat përfundimtare, ti mund të dalësh me të tjerë…

Nëse nuk thotë asgjë për mundësinë për t'u takuar..
Do të thotë: Nuk ka lindur asnjë lloj "shkëndije dashurie..."

KUR DO TË BËJË DASHURI

Nëse thotë: Është e treta herë që dalim së bashku, apo jo??
Dote thotë: Është vapë, apo e ndjej vetëm unë?

Nëse thotë: Mendon se është e vërtetë ajo që thonë për midhjet si afrodiziakë?
Do të thotë: Dua të bëj dashuri!

Nëse thotë: (gjatë orgazmës): Të dua!
Do të thotë: Dua atë gjënë fantastike që po bën tani!

Nëse thotë: Nuk jam i përshtatshëm për një histori të gjatë dhe serioze.
Do të thotë: Dua vetëm të bëjmë seks.

Nëse thotë: Sa të dashur ke pasur?
Do të thotë: Unë jam më i mirë, apo jo?

KUR ËSHTË SERIOZ

Nëse thotë: Më pëlqen vërtet!
Do të thotë: Po bie në dashuri me ty, por nëse ta them, nuk mund të kthehem më prapa.

Nëse thotë: "E fejuara", kur të referohet ty…
Do të thotë: Ti je ajo që i gatuan, i rregullon shtëpinë dhe që miqtë e tij nuk mund të provojnë me ty.

Nëse thotë: Je një grua e mrekullueshme!
Do të thotë: Je një grua e mrekullueshme!


Nëse thotë: Të dua!
Do të thotë: Më bën shumë të lumtur kur jemi bashkë. Mendoj se ti mund të jesh gjysma ime... Çfarë kupton nga fjalët e tua?

Nëse i thua (pas prezantimit): A e njeh këtë grup?
Ai kupton: Të dëshiroj tani..


Nëse i thua: Çfarë bën në jetë?
Ai kupton: A fiton mjaftueshëm për t'u lidhur me ty?

Nëse i thua: Ish - i dashuri im është i marrë, vazhdon të më përndjekë...
Ai kupton: Jam ende e dashuruar pas ishtë dashurit tim.

Nëse i thua: Çfarë do të bëjmë të shtunën në darkë?
Ai kupton: Të dëshiroj, sot dhe përgjithmonë.


Nëse i thua (pasi keni bërë dashuri): Ishte vërtet shumë bukur!
Ai kupton: Ishte marrëdhënia më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Ta bëjmë përsëri!

Nëse thotë: Ndoshta do të bënim mirë që të ngadalësonim paksa!
Do të thotë: Ndoshta do të bëje mirë që të ngadalësoje paksa!

Nëse thotë: Nuk e di çfarë dua!
Do të thotë: Nuk të dua ty!


Nëse thotë: Kam nevojë për hapësirë!
Do të thotë: Dua të ndahem nga ty, por nuk kam gjetur ende kurajën për të ta thënë qartë

SummerPages
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Çfarë thonë vërtet meshkujt kur flasin?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pushohen nga puna gjithë meshkujt e hotelit, pasi flirtonin me klientët
» cfare antivirus perdorni..??
» Per cfare jeni penduar ne dashuri?
» Çfarë telefoni mobil keni?
» Cfare VideoKlipi Jeni Duke Pare!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Argetime-
Kërce tek: