e dini se stomaku ka një acid hydroklorik, lëndë grryese e njëjtë me
atë që përdoret për të trajtuar metalet në industri. Ai mund të grryejë
hekurin. Por në stomak gjithçka është perfekte. Mukusi që rrethon muret
e stomakut ruan këtë lëng të mos bëhet e i dëmshëm por vetëm të
shërbejë për të tretur ushqimin.
Acidi gërryes në stomak
A
e dini se stomaku ka një acid hydroklorik, lëndë grryese e njëjtë me
atë që përdoret për të trajtuar metalet në industri. Ai mund të grryejë
hekurin. Por në stomak gjithçka është perfekte. Mukusi që rrethon muret
e stomakut ruan këtë lëng të mos bëhet e i dëmshëm por vetëm të
shërbejë për të tretur ushqimin.
Pozicioni i trupit ndikon në memorien tuaj
Nuk
kujtoni një përvjetor? Atëherë provoni të uleni në gjugjë. Memoria
mishërohet edhe nga pozicioni. Disa studiues argumentojnë se disa
gjëra kujtohen më mirë nëse njeriu ulet në të njëjtin pozicion që ka
qenë dikur gjatë ngjarjes.
Shumica e ushqimit shkon për trurin
Megjithëse
truri përbën vetëm 2% të peshës së përgjithshme trupore të njeriut, ai
kërkon 20% të kalorive dhe oksigjenit të trupit. Për të mbajtur trurin
në gjendje pune, tre arterie kryesore pompojnë oksigjen pa pushim.
Sikur qoftë edhe njëra prej këtyre arterieve të dëmtohet ose mos të
pompojë një herë truri fillon mosfunksionimin normal.
Mijra vezë të papërdorurua
Kur
një grua kalon 40 vjeç, cikli menstrual i cili kontrollon nivelin e
hormoneve ndalon. Kjo shkakton ndryshim të gjendjes emocionale. Po
ashtu edhe prodhimi i vezës fillon të bjerë. Kështu një vajzë
adoleshente ka rreth 34 mijë vezë në zhvillim. Rreth 350 prej këtyre
vezëve maturohen gjatë jetës së saj (në masën një në muaj). Ndërkohë
pjesa tjetër e vezëve të ngelura prishen. Nëse në horizont nuk duket
ndonjë shtatëzani, truri mund të ndalojë maturimin e një veze.
Pubertiteti, ja pse është kaq i pakëndshëm
Pubertiteti
ndryshon strukturën e trurit. Ne e dimë se hormonet që ndodhen në trup
janë të nevojshme për të stimuluar rritjen dhe të përgatisin trupin për
riprodhim. Por pse adoleshenca është kaq e pakëndshme për të gjithë?
Kjo pasi hormone si testosteroni influencojnë në zhvillimin e neuroneve
në tru dhe ndryshimet e bëra në strukturën e trurit shkaktojnë
ndryshime të sjellje.
Lëkura ka katër ngjyra
Të
gjitha lëkurat kanë katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të
tjera të fshehura. Kështu afër venave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po
ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e
fundit ështe e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të
ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen
dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.