Pas suksesit që gëzoi Motorola Motorazr, Alcatel ka kuptuar se fshehtësia ishte tek brisku për rroje, ashtu që është bashkuar me kompaninë BIC, prodhues i brisqeve të lira, për të krijuar telefonin BIC.
BIC Phone është telefon i çastit, që mund të shfrytëzohet për një periudhë të përkohshme. E bleni, e ç’paketoni dhe e shfrytëzoni. Telefoni ka vetëm opsionet për të telefonuar dhe për të dërguar porosi, ndërsa është në shitje në Francë.
Është i dizajnuar nga BIC, prodhuar nga Alcatel, ndërsa pajisja e blerë do të jetë pjesë e rrjetit të mobilave Orange.
Vjen me dy ngjyra, të portokalltë dhe të gjelbër, ndërsa mund ta blini në supermarkete, në aeroporte, kioska, stacione dhe vende të ngjashme, që nga 7 gushti.
Shfrytëzuesit me këtë telefon do të fitojnë edhe 60 minuta bisedë pa pagesë. Pajisja kushton 49 euro. Për këto para mund të blini telefonin me shumë opsione, por personat për të cilët opsionet e shumta janë shqetësuese, do të jenë falënderues për këtë pajisje.