Kompania amerikane e shërbimeve në internet, Yahoo ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë edhe ofertën më të re të Microsoft-it, për blerjen e saj – duke e cilësuar këtë oferë si qesharake.
Këtë tentim e ka orkestruar një nga pronarët më të vegjël të Yahoo-së, miliarderi Carl Icahn – i cili angazhohet për ndërrimin e bordit të tashëm drejtues të Yahoo-së, në mbledhjen që pritet të mbahet më 1 gusht.
Microsoft dhe Icahn kanë dhënë afat 24 orësh për bordin e Yahoo-së.
Microsoft, më 31 janar të këtij viti kishte tentuar të blinte Yahoo-në për një shumë prej 44.6 miliardë dollarë, ofertë e cila ishte refuzuar nga bordi i Yahoo-së. Më vonë kjo ofertë ishte rritur në afro 50 miliardë dollarë, mirëpo edhe atëherë është refuzuar nga Yahoo-ja.