Sistemi operativ Windows 7 i gjigantit softuerik amerikan Microsoft, do të fillojë të instalohet në kompjuterët e ri të cilët do të gjenden në treg që gjatë këtij viti, ka bërë të ditur departamenti i prodhimit të sistemeve operative të kësaj kompanie.
Sipas njoftimeve, Windows 7 do të prodhohet në versionet 32 dhe 64 bit. Microsoft ka bërë të ditur se softueri i ri Windows 7, mes tjerash, do të harxhojë më pak rrymë, do të jetë më efikas dhe do lidhet edhe me telefonat celular.
Nëse shfrytëzuesi ka dy kompjuterë, sistemi do t’i mundësojë sinkronizim automatik të fajllave, ashtu që ai nuk do të ketë nevojë të dërgojë dokumente nga njëri në tjetrin.