Pas organizimit të shkëlqyeshëm të Lojërave Olimpike në Pekin, Kina ka shfaqur interesimin e saj për të organizuar edhe aktivitetin më të madh të futbollit botëror (Kupën e botës) në vitin 2018 ose 2022. FIFA së shpejti do të bëjë publike detajet procedurale për kandidaturë, kurse më pas krerët e Federatës kineze të futbollit do të marrin vendimin për të paraqitur kandidaturën e tyre.
"Do të ishte gjë e shkëlqyeshme sikur Kina do të ishte mikpritëse e futbollistëve më të mirë të botës, por ende nuk e kemi marrë vendimin përfundimtar nëse do të paraqesim kandidaturën apo jo. Megjithatë, mund të them se jemi të interesuar për të hedhur kandidaturën", ka pohuar zëdhënësi i federatës kineze, Dong Hua.