Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në takimin e djeshëm ndaj Bullgarisë, me rezultat 28:20. Bullgarët që nga fillimi i ndeshjes u treguan skuadër më e mirë se sa djelmoshat e Alfred Llazarit dhe për asnjë moment fitorja e tyre nuk erdhi në dyshim.
Pjesa e parë përfundoi me pesë gola diferencë për përfaqësuesen e Bullgarisë, kurse në pjesën e dytë epërsia e tyre u rrit edhe për tre gola. Hendbollistët kosovarë edhe pse patën një paraqitje të mirë, nuk ishin në nivelin e duhur sa i përket fazës së sulmit. Ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar në Bullgari, do ta zhvillojë sot kundër Maqedonisë, në orën 17:00.