Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Instaloj dy sisteme operative në kompjuter

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Instaloj dy sisteme operative në kompjuter Empty
MesazhTitulli: Instaloj dy sisteme operative në kompjuter   Instaloj dy sisteme operative në kompjuter Icon_minitimeSun Oct 26, 2008 3:18 am

Nuk po arrin të zgjedhësh midis Windows Vista-s dhe XP-së (ose Windows dhe Linux-it)? S’ka problem! Përdori të dyja!



Nëse ke blerë kompjuter të ri gjatë vitit të fundit, ka shumë mundësi që ta kesh marrë me Windows Vista-n të instaluar. Po nëse ke ndonjë softuer që nuk përputhet me të, si i bëhet? Apo në rast se e ke provuar Vista-n dhe ke thënë me vete “S’qenka gjë!”? Cilado qoftë situata, ne ofrojmë një zgjidhje: Mund ta konfigurosh kompjuterin në mënyrë të tillë që të pranojë dy sisteme dhe të zgjedhësh atë që dëshiron sa herë ta ndezësh. Kështu mund ta njohësh Vista-n pak e nga pak, duke patur ende shërbimin e anëve të këndshme të XP-së, ose mund të flirtosh paksa me Linux-in, pa u angazhuar seriozisht. Gjithçka që të duhet janë: CD-të e sistemeve operative dhe një ose dy orë nga koha e fundjavës.



1. Ngjesh diskun e ngurtë
Nuk mund ta instalosh XP-në në të njëjtin particion (ndarje) të diskut të ngurtë ku ndodhet edhe Vista. Prandaj duhet të përdorësh një aplikacion të posaçëm të përfshirë në Vista, në mënyrë që të lirosh ca hapësirë për një particon të XP-së.

Fillimisht, shih se sa hapësirë të lirë ke dhe sa do të duhet të lirosh. Sistemi operativ XP kërkon vetëm 1.5 GB, por duhet të lirosh më shumë se kaq për aplikacionet dhe të dhënat. Për të ruajtur të dhënat që krijon në XP mund të përdoret edhe ndarja ku është instaluar Vista, por aplikacionet që dëshiron t’i hapësh me XP duhet t’i instalosh detyrimisht në ndarjen e XP-së.



Shkruaj madhësinë e hapësirës që dëshiron të përdorësh për ndarjen e re.


Nëse ke në tryezën e kompjuterit (desktop) ikonën Computer, klikoje me të djathtën dhe zgjidh Manage. Përndryshe, kliko Start, pastaj me të djathtën mbi Computer dhe zgjidh sërish Manage. Kjo bën që të hapet programi Computer Management (Menaxhimi i Kompjuterit) i Vista-s. Në panelin e lundrimit në të majtë, kliko Disk Management (Menaxhimi i Diskut). Pas pak në panelin qendror do të të shfaqen drive-të e disponueshëm. Kliko me të djathtën mbi C: dhe pastaj zgjidh Shrink Volume (Ngjeshe Njësinë).

Masa e ngjeshjes së drive-it përkthehet në hapësirë të liruar për XP-në. Megjithatë Vista nuk të lejon të lirosh të gjithë hapësirën e mundshme. Kësisoj, kompjuteri që përdorëm ne kishte një disk të ngurtë prej 160 GB, nga të cilat 100 GB ishin të lira, dhe ne arritëm ta ngjeshnim vetëm në 43 GB. Për të ngjeshur 30 GB shkruajtëm “30000” në fushën përkatëse dhe pastaj klikuam Shrink. Nëse dëshiron 15 GB p.sh. për XP, shkruaj “15000”.


2. Trazoji shkronjat e drive-ëve
Pëpara se ta shndërrosh hapësirën e liruar në një particion për XP-në, ki parasysh të emërtosh me një shkronjë tjetër drive-in e CD-së ose të DVD-së. Ky është një hap fakultativ, por vlen për ata përdorues që dëshirojnë t’i kenë të emërtuar drive-t e tyre me shkronja të njëpasnjëshme. Në rastin kur drive-in optik e keni të emërtuar D:, atëherë particioni i ri i XP-së do të emërtohet E:, në rast se nuk e riemërtoni drive-in optik.

Falë Vista-s ky proces është mjaft i lehtë. Sigurohu që të kesh futur një disk në drive.



Ndrysho shkronjën e drive-it optik nëse dëshiron t’i kesh të njëpasnjëshëm emërtimet e diskut të ngurtë.


Gjej drive-in në pjesën e poshtme të panelit qendror (ka shumë mundësi të ketë emër të tipit “CD-ROM 0”, edhe nëse është një djegës DVD-sh), klikoje me të djathtën dhe zgjidh Change Drive Letter and Paths (Ndrysho Shkronjën dhe Vendndodhjen e Drive-it). Tani kliko te butoni Change (Ndrysho) dhe te dritarja që del zgjidh shkronjën që dëshiron për drive-in optik.

Ky ndryshim mund të ndikojë te lojërat ose te programe të tjerë që përdorin shkronja specifike drive-sh për t’u instaluar. Në këtë rast duhet t’i riinstalosh programet, në mënyrë që ta dinë se ku të kërkojnë për shkronjën e re.



3. Krijo një ndarje të re
Edhe nëse vendos ta ndryshosh shkronjën e drive-it, duhet të krijosh një particion me hapësirën e liruar në hapin 1. Kërko në pjesën e poshtme të panelit qendror për një kuti me një shirit të zi ku shkruhet “X gigabytes Unallocated” (X gigabyte të Pandara). “X” tregon me përafërsi sasinë e kujtesës së liruar për ndarjen e re. Kliko me të djathtën te kutia dhe zgjidh New Simple Volume (Njësi e Re e Thjeshtë). Si rezultat i kësaj, do të dalë një udhëzues që tregon hapat pasardhës. Kliko Next derisa të arrish te seksioni Format Partition (Formato Ndarjen).



Opcionet e tjera mund t’i lësh të pandryshuara, por të duhet një emërtim për njësinë, në mënyrë që ta identifiko particionin.


Opcionet e tjera mund t’i lësh të paprekura, por ki parasysh të shkruash diçka kuptimplote në fushën Volume Label (Etiketa e Njësisë), si për shembull “XP”. Kliko te kutia e “Perform a quick format” (Kryej një Formatim të Shpejtë), kliko Next dhe pastaj Finish. Krijimi i drive-it të ri nuk zgjat më shumë se një minutë. Me të përfunduar kjo, dil nga dritarja Computer Management dhe rindiz kompjuterin.



4. Instalo Windows XP-në
Rindize kompjuterin, por këtë herë fut diskun e XP-së në drive dhe mos lidh asnjë pajisje në portat USB. Kjo është pjesa më e lehtë, dhe njëkohësisht më e gjata, e të gjithë procesit: Gjithsa duhet të bësh është të ndjekësh instruksionet e udhëzuesit për instalimin e XP-së. Parapërgatitu për atë që do të të dalë para syve: Kur arrin te dritarja “Choose your partition” (Zgjidh particionin tënd), do të shohësh vetëm drive-in C:. Shtyp në tastjerë Esp, dhe do të të shfaqet një listë e plotë me particione të gatshme. Zgjidh ndarjen XP, shtyp Enter dhe zgjidh “Leave the current file system intact (no changes)” [(Lëre të paprekur sistemin aktual të skedarëve (pa ndryshime)].

Zakonisht duhet 30-60 minuta për të instaluar Windows XP-në. Me t’u bërë kjo, vjen koha të merresh me driver-at për kartën e zërit, kartën e rrjetit dhe për printerin. Këtë mund ta bësh tani ose më vonë, por ki parasysh se s’do të mund ta hapësh Vista-n deri sa të përfundosh edhe hapin tjetër.



5. Instalo VistaBootPro-në
Kur ta hapësh kompjuterin me XP, instalo edhe programin VistaBootPro (te DVD-ja shoqëruese e ZERO-s). Kjo do të të kursejë bezdinë e komandimit manual të butimit të Vista-s. Ki parasysh se duhet të instalosh edhe programin .NET Framework 2.0 të Microsoft-it (e ke në ZERO DVD). Hape VistaBootPro-në dhe kliko butonin System Bootloader (Butuesi i Sistemit – Programi për Butimin e Sistemit). Do të të shfaqen dy seksione. Zgjidh Windows Vista Bootloader (Butuesi për Windows Vista) në të parin dhe All Drives (Gjithë Drive-t) në të dytin. Zgjidh opcionin Force Bootloader Install dhe pastaj kliko butonin Install Bootloader (Instalo Butuesin).

Pas kësaj dil nga programi VistaBootPro dhe rindize kompjuterin. Tani duhet të kesh përpara syve një meny butimi. Nëpërmjet shigjetave zgjidh Vista-n ose XP-në dhe shtyp Enter për të hapur sistemin operativ. Nëse nuk të shfaqet menyja, ose të del ndonjë problem tjetër, drejtohu te forumi i kujdesit të përdoruesit të VistaBootPro (www.pronetworks.org/forum). Në rast se nuk ia del dot me anglishten, s’të mbetet veç të na shkruash në zero@revistekompjuteri.com.Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë



Instalo Vista-n dhe Linux-in së bashku
Me gjithë zhurmën që po bëhet së fundmi për sistemin operativ Linux - softuerët e shumtë falas, imuniteti ndaj viruseve dhe programeve spiunë - është fare e natyrshme të bëhesh kureshtar rreth tij. Nëse të ka zënë edhe ty meraku nga fjalër poshtë e përpjetë, tani mund ta konfigurosh kompjuterin me dy sisteme operative: me Vista-n dhe Linux-in. Një kërkim i vogël në ueb për “Vista Linux dual boot” (Vista Linux butim i dyfishtë) do të të japë udhëzues të shumtë se si të procedosh e të shuash merakun. Nëse je vërtet ambicioz, kërko “Vista triple boot” (Vista butim i trefishtë), për udhëzime se si të instalosh Vista-n, XP-në dhe Linux-in; të gjithë në të njëjtin kompjuter.

Por fakti që sistemet operative janë shumë të ndryshëm, i ndërlikon shumë gjërat dhe as mos e ço nëpër mend ta bësh nëse nuk ia ke ndopak idenë Linux-it. Një gabim i vetëm mund të fshijë regjistrin kryesor të butimit të kompjuterit (që është gjë shumë e keqe, dëgjomë mua!) ose të gjithë diskun e ngurtë (çka mund të jetë më keq akoma). Duhet të rezervosh patjetër gjithçka të rëndësishme, përpara se të ndërmarrësh një aventurë Windows-Linux.

Ka edhe një mënyrë më të thjeshtë për të bërë një xhiro me Linux-in, pa u ngatërruar fare me sistemin. Quhet “Live CD” dhe me pak fjalë është Linux-i në një disk butimi. Kur ndez kompjuterin me diskun brenda në drive, ai ngarkon në kujtesë sistemin operativ (së bashku me një gamë të gjerë programesh falas), duke të falur një përjetim të plotë të përvojës në Linux, pa ndryshuar asnjë presje në sistem. Me të mbaruar punë, fike kompjuterin, hiq diskun dhe kur ta ndezësh herën tjetër do të kthehe te Vista.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Instaloj dy sisteme operative në kompjuter
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si ta lidhim një kompjuter për TV?
» Si ti bëjmë muajin në kompjuter shqip?
» Gjermania ndanë disa kompjuter për disa shkolla në Kosovë
» Gjermania ndanë disa kompjuter për disa shkolla në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Alba-oNe Forums BOXI :: Tutorials-
Kërce tek: