Bayern Munich ka bërë një rikthim sensacional të rezultatit në Allianz Arena kundër skuadrës së Wolfsburgut të cilën e ka mposhtur me rezultat 4-2.
Në pjesën e parë të ndeshjen bavarezët u gjetën në disavantazh prej dy golash brenda dy minutash. Golin e parë për mysafirët e shënoi Grafite (31’) nga penalltia, dhe vetëm pas dy minutash Dzeko dyfishoi epërsinë e Wolfsburgut.
Krejt çka arritën të bëjnë kampionët gjermanë në pjesën e parë ishte ngushtim i epërsisë me anë të syperyllit francez, Frank Ribery (42’).
Në pjesën e dytë të ndeshjes gjithçka ndryshoi dhe vendasit arritën që ta përmbysin rezultatin.
Fillimisht barazoi Van Bommel (54’), ndërsa golat e Borowskit (63’) dhe Schweinsteigerit (80’) e fundosën Wolfsburgun.
Skuadra e Ervin Skelës, Energie Cottbus, ka pësuar në shtëpi nga Eintracht Frankfurt me rezultat 2-3, ndërkohë që edhe skuadra ku aktivizohet shqiptari tjetër, Edmond Kapllani ka humbur në udhëtim prej Monchengladbach me rezultat minimal 1-0.
Ekipi i kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Altin Lala, ka arritur barazim 1-1 me skuadrën e Werder Bremenit. Derisa takimi tjetër ndërmjet Schalkes dhe Arminia Bielefeldit ka përfunduar pa gola.